Site icon Telegrafi

Real Madridi e Juventusi i bëjnë presion Unitedit për Garnachon

Real Madridi është duke e shikuar nga afër sulmuesin e Manchester United, Alejandro Garnacho.

The Independent thotë se marrëveshja aktuale e lojtarit me United skadon në vitin 2024 – megjithëse me opsionin e një viti shtesë – dhe përfaqësuesit e tij kanë refuzuar një kontratë 25,000 eurosh në javë.

Ai mendohet se merr rreth 7,000 euro në javë për momentin dhe përfaqësuesit e anësorit besojnë se roli i tij në rritje në ekipin e parë kërkon një pagë dukshëm më të lartë.

Lexo po ashtu Luan edhe me Messin edhe me Ronaldon, por Garancho nuk mund të përzgjedh se cili është më i miri i të gjitha kohërave

United kuptohet se po merr një qasje të matur dhe do ta shpërblejë atë në afat të gjatë nëse performancat e tij vazhdojnë.

Real Madrid ende nuk ka bërë një ofertë për yllin me origjinë spanjolle, por ata do të monitorojnë zhvillimet e kontratës së tij.

Juventusi po shikon gjithashtu Garnachon – pasi adoleshenti vazhdon të shkëlqejë me fanellën e United. /Telegrafi/

Exit mobile version