Telegrafi

Real Madridi e detyron Tottenhamin të mendojë, oferta e fundit për Harry Kanen është e frikshme

Momenti kur Kane kërkoi fanellën e CR7

Nuk është më një sekret që Real Madridit po e do me çdo kush sulmuesin anglez, Harry Kane.

Mediet angleze raportojnë se së fundi spanjollët kanë bërë edhe një ofertë konkrete, me qëllim transferimin e sulmuesit që në muajin janar.

Oferta nuk është e thjeshtë dhe anglezët janë duke e konsideruar.

Ajo vlen 150 milionë euro dhe kartonin e Gareth Bale.

Tani topi është në fushën e londinezëve, që duhet të kthejnë përgjigje.

Real Madridi mësohet se e ka vlerësuar Balen rreth 50 milionë euro, dyfish më pak se sa është blerë.

Transferimi do të kishte kosto afër 200 milionë eurove. /Telegrafi/