Site icon Telegrafi

Real Madridi e bën Alaban objektiv kryesor të transferimeve

Real Madridi po planifikon një lëvizje për të nënshkruar me yllin e Bayern Munich, David Alaba, si një lojtar i lirë verën e ardhshme.

Alaba thuhet se nuk do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës në kampionët e Evropës dhe do të jetë në dispozicion si lojtar i lirë, ndërsa ai gjithmonë ka dashur të luajë për Real Madridin gjatë karrierës së tij.

Për më tepër, është raportuar se çdo marrëveshje nuk ka të bëjë me të ardhmen e kapitenit Sergio Ramos, i cili gjithashtu është jashtë kontratës këtë verë që vjen.

Lexo po ashtu Lista me top dhjetë mbrojtësit qendror më të mirë aktual në botë

Sipas gazetës Marca dhe një raporti të AS, përfaqësuesi i Alabas, Pini Zahavi, ka kontaktuar me Los Blancos për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij, i cili është jashtë kontratës në gjigandët gjermanë në verën e 2021.

Thuhet se babai i lojtarit austriak më parë kishte kontaktuar Realin për të treguar gatishmërinë e djalit të tij për të luajtur për ta, ndërsa kësaj here është agjenti i tij Zahavi.

Thuhet se Zahavi është i etur të forcojë lidhjet e tij personale me klubet më të mëdha në Evropë dhe beson se negocimi i kësaj marrëveshje do të ishte një nxitje e madhe për profilin e tij.

Austriaku është shumë i kërkuar për shkak të shkathtësisë së tij midis mbrojtjes dhe mesfushës, me Bayernin që e vendos atë në krahun e majtë dhe qendër të mbrojtjes, ndërsa disa herë edhe në qendër të mesfushës.

Lexo po ashtu City, Liverpooli, PSG e Juve e duan Alaban – por ai ka plane tjera

Lindur në Vjenë nga një baba nigerian dhe një nënë nga Filipinet, Alaba erdhi përmes sistemit të të rinjve në Bayern, pasi erdhi nga Viena si 16 vjeçar.

Përveç një periudhe të shkurtër huazimi me Hoffenheim, Bayerni ka qenë klubi që ai ka kaluar gjithë karrierën e tij profesionale dhe ka grumbulluar 400 paraqitje për ekipin e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version