Site icon Telegrafi

Real Madridi duhet të thyejë rekordin e transferimeve të klubit për nënshkrimin me Florian Wirtz

Real Madridi e ka bërë mesfushorin me tipare sulmuese të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, si objektivin kryesor të transferimeve në afatin kalimtar të verës 2025.

Los Blancos nuk janë ngopur me ardhjen e Kylian Mbappe këtë verë, pasi duan të përforcohen edhe më shumë në sezonin e ardhshëm.

Objektivi i tyre kryesor i transferimeve në verën e ardhshme është ylli gjerman i Leverkusenit, Wirtz.

Megjithatë, nënshkrimi me Wirtz nuk do të jetë i lehtë për Los Blancos, pasi sipas gazetarit Christian Falk, klubi gjerman dëshiron të paguhet çmimi i tij për ta lënë të lirë të largohet.

 

Klubi gjerman dëshiron të paguhet çmimi rreth 150 milionë euro për të konsideruar ndarjen me asetin e tyre.

Kjo është më shumë sesa rekord i tyre i transferimeve prej 120 milionë eurosh i paguar nga Real Madridi te Chelsea për nënshkrimin e Eden Hazard më 2019 dhe nuk garanton se Mbretërit mund ta paguajnë këtë shumë.

Ndryshe, Wirtz e ka filluar në mënyrë mbresëlënëse sezonin 2024/25, suke shënuar pesë gola dhe duke prodhuar katër asistime deri tani. /Telegrafi/

Exit mobile version