Real Madridi do të duhet të shesë para se të bëjë ndonjë nënshkrim domethënës këtë verë.
Sipas gazetës Marca, Real Madridi pritet të largojë së paku pesë yje këtë verë pasi do të ketë gjithsej 37 lojtarë në skuadrën e tyre pas kthimit të shumë huazimeve.
Hierarkia e ka bërë të qartë se klubi duhet të shesë para se të blejë pasi parashikojnë një rënie financiare nga pandemia e coronavirusit.
Gareth Bale dhe James Rodriguez kanë qenë prej kohësh të lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu dhe dyshja në fjalë pritet të jenë dy emrat e parë të mëdhenj që do të largohen.
Përvec këtyre dy lojtarëve, edhe Lucas Vasquez dhe Mariano gjithashtu thuhet se e kanë të sigurt largimin nga Mbretërit gjatë verës.
Los Blancos janë gjithashtu të gatshëm të lejojnë edhe veteranët Luka Modric dhe Marcelo të përcaktojnë të ardhmen e tyre këtë verë.
Në anën tjetër, emrat më të pafolur për t’u transferuar te Real Madridi vazhdojnë të jenë Paul Pogba, Kylian Mbappe dhe Fabian Ruiz. /Telegrafi/