Telegrafi

“Real Madridi duhet ta blejë Kanen”

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, beson se ish-klubi është i detyruar  a blejë Harry Kanen.

Sulmues i Tottenham, ka qenë subjekt i mediave për një kalim në Madrid, në ditët e fundit, ndërsa fjalët i shton edhe më shumë Calderon .

“Real Madrid gjithmonë shikojnë lojtarët më të mirë dhe klubi është i detyruar që të nënshkruajë me lojtarë të njohur, që të sjell a më shumë sponsor, brenda dhe ta mbajë larë statusin aktual”.

Ish-presidenti i Realit, Calderon

“Parat të ndihmojnë të investosh, t’i ruash, t’i investosh dhe t’i investosh përsëri, që kështu besoj që Madrid do të donte ta blinde Kanen”.

“Po kjo varet nga shumë gjëra, dëshira e lojtarit dhe trajnerit”.

Kane ka bërë të gjithë për vete

“Kane nuk do të kushtojë lirë sikurse Cristiano Ronaldo që u ble 80 milionë euro, që u tha është çmim i çmendur, por shikojeni tani”.

“Nëse harxhon 150 milionë euro është normale. Nuk kemi më limite”, ka thënë Calderon.

Ndërsa trajneri Zinedine Zidane, pas ndeshjes e quajti të kompletuar Kanen. /Telegrafi/