Telegrafi

Real Madridi dhe Man City arrijnë marrëveshje, Diaz i bashkohet Mbretërve në janar  

Brahim Diaz do të jetë lojtari më i ri i gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Tash e disa muaj është duke u përfolur rreth një transferimi të Diaz në Santiago Bernabeu.

Si duket kësaj sage i ka ardhur fundi dhe mesfushori i ri spanjoll pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Lexo po ashtu Brahim Diaz, blerja e janarit te Real Madridi

Sipas gazetës Marca, Real Madridi dhe Manchester City kanë rënë dakord për një tarifë të ulët për Brahim Diaz.

Diaz në aksion gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Baselit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Diaz do të bashkohet me kampionët evropianë në afatin kalimtar të janarit në një kontratë gjashtë-vjeçare.

Kontrata e Diazit skadon në qershor, por Madridi ka rënë dakord për të paguar një tarifë prej 15 milionë euro plus bonuse që do t’i lejojë atij të bashkohet në janar.

Lexo po ashtu Real Madridi thuhet se ka marrëveshje personale me Diazin e Cityt

I ri do të nënshkruajë një marrëveshje gjashtë-vjeçare me klubin dhe do të fitojë 3.5 milionë euro për sezonin.

Mbretërit pritet të njoftojnë marrëveshjen javën e ardhshme, ku do të bëhet edhe prezantimi i lojtarit. /Telegrafi/

Ballina e gazetës Marca