Sipas mediumit spanjoll AS.com, Real Madridi dhe Juventusi përballen me sanksione të mundshme të UEFA-s për përfshirjen e tyre në Superligën Evropiane.
Ndryshe nga gjashtë klubet e Ligës Premier, Interi dhe Atletico Madridi, dy klubet tjera, Reali dhe Juve nuk janë tërhequr zyrtarisht nga gara.
Florentino Perez ka këmbëngulur se projekti është në pritje dhe konfirmoi që Juventusi dhe Milan nuk janë larguar.
Tani, sipas mediumit AS.com, Real Madridi dhe Juventusi mund të përballen me sanksione në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s sot (e premte).
UEFA split over one-year Champions League ban for Real Madrid and Juventus
Latest news: https://t.co/F5EtJDHA9b
— AS USA (@English_AS) April 23, 2021
Raportet në Itali sugjerojnë se është e vështirë të mendosh se dy gjigantët evropianë, Presidentët e të cilëve Florentino Perez dhe Andrea Agnelli ishin arkitektët kryesorë të Superligës, do të përballen me sanksione.
Sidoqoftë, gazeta AS këmbëngul që anëtarët e Komitetit Ekzekutiv nuk kanë një vizion të përbashkët për këtë çështje dhe sanksionet për Juventusin dhe Real Madridin janë ende të mundshme.
Në të njëjtën kohë, mbetet e pamundur që Los Blancos të përjashtohen nga edicioni i sivjetmë në Ligën e Kampionëve.
Presidenti i Juventusit, Agnelli nuk do të tërhiqet si President i klubit, por klubet e tjera italiane mund ta padisin shkaku i dështimit të një fondi investimesh. /Telegrafi/