Telegrafi

Real Madridi dhe Barcelona ndjekin sulmuesin e fuqishëm portugez, Herculano Nabian

Mundo Deportivo raporton se Real Madridi dhe Barcelona janë duke tentuar të transferojnë një talent të ri në këtë verë.

Herculano Nabian është një djalosh i ri nga Portugalia që aktualisht luan te Vitoria Guimaraes, por ai ka një fizik të zhvilluar, pasi aktualisht është mbi 1.80 centimetra i gjatë.

Mediumi spanjoll raporton se përveç Los Blancos dhe Blaugranasëve edhe disa top klube të tjera janë të interesuara në transferimin lojtarit.

AI tashmë ka ndërtuar fizikun e tij dhe shumë shpejtë mund të inkuadrohet në secilën do ekip të parë të klubeve evropiane.

Guimaraes është e gatshme të shesë talentin, mirëpo kërkon se paku dhjetë milionë euro për kartonin e 16-vjeçarit.

Real Madrid dhe Barcelona e duna me ngulm sulmuesin portugez, e në verë pritet të dihet se kush do të fitojë garën për Herculano Nabian. /Telegrafi/