Real Madrid i është shtuar listës së skuadrave që duan yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Sulmuesi francez është bërë cak i skuadrave të mëdha evropiane, të cilat duan transferimin e tij, pasi është njëri nga futbollistët më të mirë në botë në qarkullim.
Pas Manchester Unitedit, Arsenalit e Bayern Munichut, tani garës për transferimin e tij i është shtuar edhe një gjigant evropian.
Sipas gazetës franceze “E’Equipe”, Real Madridi ka një plan sekret për të rrëmbyer yllin e rivalëve lokal të Atleticos, transmeton Telegrafi.
Francezi që disa herë ka deklaruar se nuk e ka ndërmend një largim nga Los Colchoneros, por ‘Mbretërit’ po mendojnë ta joshin atë me një mega ofertë për të siguruar shërbimet e tij për vitin e ardhshëm.
Ndryshe, çmimi i sulmuesit francez mendohet të jetë rreth 100 milionë euro, por Reali gjithsesi që do ta ketë vështirë, pasi Atletico deri më tani ka refuzuar të bëj biznes me rivalët e urryer lokal. /Telegrafi/