Mbrojtësi francez, Raphael Varane është konsideruar një aset i rëndësishëm te Real Madridi, por ai mund të shitet nga drejtuesit këtë verë.
Varane ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Real Madridit në sezonet e fundit, duke fituar shumë trofe.
Megjithatë, koha e francezit në Santiago Bernabeu po shkon drejt fundit dhe Varane mund të largohet këtë verë.
Sipas gazetës spanjolle AS, gjigantët spanjollë janë të gatshëm të sakrifikojnë qendërmbrojtësin për të mbledhur fonde për blerje të tjera.
Klubi është i etur të nënshkruajë falas austriakun David Alaba këtë verë, ndërsa ata janë ende duke punuar për të bindur Sergio Ramos të zvogëlojë pagën e tij për 10 për qind dhe të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Në anën tjetër, Varane pëlqehet shumë nga Ligën Premier, sidomos nga Manchester Unitedi dhe Chelsea.
Los Blancos thuhet se do të ishin të kënaqur me një ofertë që sillet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/