Real Madrid do të aktivizojë të drejtën e tyre për të ri-nënshkruar me Alvaro Morata nga Juventus, por jo për të shitur atë në një klub të Ligës Premier.
Los Blancos po mendojnë për sezonin e ri dhe sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata është emri më i nxehtë në taborin madrilen, pasi duan ta ri-blejnë nga Juventusi, dhe ta mbajnë në radhët e tyre.
Spanjolli, i cili ishte hero i vendit të tij ndaj Turqisë në Euro 2016 me një dy golësh është një objektiv i njohur i Manchester United, Chelsea dhe Arsenal.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Megjithatë, sipas gazetës spanjolle AS, performanca e tij të premten mund të ketë bërë që Zinedine Zidane të mbajë atë për të siguruar konkurrencën për Karim Benzema në sezonin e ardhshëm.
Së pari, Madrid do të duhet të aktivizoj klauzolën ‘buy-back’ prej 32 milionë eurove me Juventusin, e cila skadon këtë verë. /Telegrafi/