Zinedine Zidane ka kërkuar transferimin e sulmuesit të Romës, Cengiz Under si përforim të Real Madridit.
Sipas Fotomac, trajneri i rikthyer ka përqëndruar vëmendjen tek talenti 21 vjeçar.
Giallorosët kanë shpenzuar 15 milionë euro për të marrë talentin nga Basakshehiri verën e vitit 2017 dhe ai ka rritur dukshëm nivelin e paraqitjeve të tij.
Aktualisht i lënduar, ai kontriboi në plot 14 gola dhe 11 assitime në 57 ndshje për Romën.
Ai po ashtu është përcjellë nga Arsenali që e ka shikuar disa herë në Ligën e kampionëve.
Besohet se Roma kërkon së paku 40-50 milionë euro për Underin, i cili është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/