Real Madridi është duke tentuar që të transferojë Phil Fodenin nga Manchester City në fund të këtij edicioni.
Los Blancos thuhet se po përgatisin një kontratë të majme për talentin anglez, vetëm që në verën e vitit 2021 t’u bashkohet atyre.
Florentino Perez e di se Pep Guardiola nuk do ta lejojë aq lehtë të largohet Fodenin, pasi tashmë dihet qëndrimi i tij për lojtarin.
Trajneri spanjolle ka përshkruar anglezin si lojtarin më të talentuar që kanë parë sytë e tij dhe që është një lojtar që Anglia duhet të ketë kujdes.
Por, Real Madridi duket se do të bëjë çmos për ta transferuar atë në Santiago Bernabeu në verën e vitit që po vije.
Sipas asaj që raporton Mirror, klubi mbretëror pritet që të bëjë një ofertë rreth 100 milionë euro në drejtim të Citizens, për kartonin e lojtarit. /Telegrafi/