Telegrafi

Real Madridi bëhet skuadra e parë që luan në dy finale të Ligës së Kampionëve me formacionin e njëjtë

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, pasi ka startuar në dy finale me të njëjtin formacion.

Navas; Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric, Isco; Ronaldo, Benzema.

Këta janë emrat e 11 lojtarëve të zgjedhur nga Zinedine Zidane për finalen e Ligës së Kampioneve 2018 kundër Liverpoolit në Kiev.

Formacioni titullar në finalen ndaj Juventusit (Foto:Marca)

Por, këta janë po të njëjtit 11 lojtarët të cilët u zgjodhën në finalen e Cardiffit të vitin e kaluar kundër Juventusit.

Kjo është një ngjarje e pashembullt në historinë e kësaj gare dhe është hera e parë që a njëjta 11-she luan në fushë në dy finale të ndryshme.

Formacioni i Real Madridit ndaj Liverpoolit (Getty Images)

Të gjithë lojtarët erdhën në finalen ndaj Liverpoolit pasi Zinedine Zidane ka gjetur një përshtatje të plotë për skuadrën e zgjedhur, pa lëndime apo pezullime.

Edhe në këtë finale, ashtu sikurse në atdheun e tij, Uells, Gareth Bale mungon, pavarësisht nga forma e tij e mirë në ndeshjet e fundit.

Ndryshe, në rast se Reali fiton trofeun kjo do të ishte hera e 13-të për ta, ndërsa për Liverpoolin e gjashta. /Telegrafi/