Telegrafi

Real Madridi i bashkohet garës me Unitedin dhe Barcelonën për transferimin e Tielemans

Real Madridi është skuadra e fundit që është futur në garë për transferimin e Youri Telemans nga Leicesteri.

Lojtari ka kontratë me Dhelprat deri në vitin 2023 dhe një largim i tij në janar nuk ka shumë mundësi të ndodhë.

Leicesteri e ka pikë kyçe lojtarin dhe vështirë se mudn ta lirojë në afatin kalimtar të dimrit, përkundër interesimit të madh, raporton AS.

Manchester United dhe Barcelona janë po ashtu në garë për lojtarin, me Real Madridi që tani është futur seriozisht në këtë mes.

Mesfushori belg është i hapur për një aventurë të re, sidomos të kalojë në La Liga, duket ditur se ka shansin të luajë për dy top klube.

Në anën tjetër, Leicteseri nuk do preferonte forcimin e një rivali në ligë, andaj më opsion është kalimi i Tielemans në La Liga. /Telegrafi/