Telegrafi

Real Madridi i bashkohet garës për sensacionin e RB Salzburgut, Haaland

Real Madridi është klubi i fundit që interesohet për shërbimet e sulmuesit të talentuar të Red Bull Salzburg, Erling Braut Haaland.

Talenti norvegjez po përjeton super formë në këtë fillim sezoni dhe cilësitë e tij kanë habitur klubet e mëdha evropiane.

Katër golat e shënuara në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe 11 gola e pesë asistime në tetë ndeshje në Austri kanë bërë që Haaland të jetë shumë i kërkuar.

Manchester Unitedi dhe Liverpooli ishin klubet e para që bënë sondazhe për shërbimet e tij, por tani kanë një rival të formë në garë.

Erling Haland

Sipas gazetës spanjolle AS, sulmuesi 19-vjeçar ka përfunduar në radarin e gjigantit nga La Liga, Real Madridit.

Real Madridi e ka bërë Haalandin objektiv të tyre, është duke e monitoruar situatën e tij dhe së shpejti mund të bëjnë një ofertë. /Telegrafi/