Telegrafi

Real Madridi arrin marrëveshje me Fiorentinën, Odriozola do të huazohet për një vit

Fiorentina ka arritur marrëveshje me Real Madridin për huazimin e Alvaro Odriozola, i cili duhet të mbërrijë në Firence nesër.

Gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio raporton se 25-vjeçari do të vijë në Itali nga Los Blancos si huazim, pa asnjë kusht tjetër.

Fiorentina pret ardhjen e mbrojtësit spanjoll në Firence të premten në mëngjes, ku ish -lojtari i Real Sociedad do të kryejë testet mjekësore dhe do të nënshkruajë marrëveshjen me klubin nga Serie A.

Odriozola u pagua 30 milionë euro nga Sociedad në korrik 2018, ndërsa ishte në huazim më parë edhe te Bayern Munich.

Mbrojtësi i djathtë ka luajtur 43 ndeshje me Real Madridin, duke shënuar tre herë dhe duke kontribuar me 10 asistime. /Telegrafi/