Marrëveshja mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit për mesfushorin Jude Bellingham thuhet se është shumë afër, pasi tashmë klubi mbretëror veçse ka arritur marrëveshje personale me anglezin.
Sipas Jose Felix Diaz nga gazeta Marca, një marrëveshje e Real Madridit për të marrë Bellingham nga Dortmundi është afër.
Ata theksojnë se marrëveshja nuk është përfunduar, por se Manchester City dhe Liverpool tashmë kanë hequr dorë nga nënshkrimi i Bellingham, si pasojë e faktit se ai ka vendosur të luajë për Los Blancos.
Dortmundi dëshironte të merrte 140 milionë euro për Bellinghamin, por Los Blancos nuk do të shkojnë mbi 100-120 milionë euro.
Bellingham gjithashtu ka të ngjarë të fitojë më pak se sa do të kishte fituar në Ligën Premier.
Los Blancos dërgoi së fundmi një emisar në Gjermani për të bindur Bellinghamin se ndjekja në gjurmët e idhullit të tij Zinedine Zidane ishte zgjedhja e duhur dhe anglezi thuhet se është bindur duke arritur marrëveshje personale.
Nënshkrimi me Bellingham do të përfaqësonte një nënshkrim të madh strategjik për Los Blancos, duke siguruar të ardhmen e mesfushës së tyre për pjesën më të mirë të dekadës së ardhshme, së bashku me Aurelien Tchouameni, Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga.
Ai gjithashtu përforcon tërheqjen e tyre ndaj lojtarëve tjerë, pasi arriti të bindë Bellingham të mos kthehej në Angli, por në vend të kësaj të kalojë te Los Blancos.
Kjo mund të ketë një ndikim edhe te Luka Modric. Kroati ishte vendosur të nënshkruante një marrëveshje të re për të qëndruar me klubin, por nëse ai do të shpenzojë më shumë kohë në stol sesa në fushë, kjo mund të ndikojë në vendimin e tij. /Telegrafi/
🚨⚪️ Real Madrid are close to complete deal to sign Jude Bellingham, confirmed. Negotiations are progressing to the final stages.
Personal terms are almost agreed — Juni Calafat, crucial again.
New meeting has been scheduled to complete the agremeent with Borussia Dortmund. pic.twitter.com/EZO76bXiHk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 3, 2023