Site icon Telegrafi

Real Madrid tani ka 200 milionë euro që i kurseu për Mbappen – kë mund ta blejë me ato para?

Real Madridi kishte nisur një ofertë prej 200 milionë eurove për Kylian Mbappe këtë verë, por ata do të jenë të detyruar të presin edhe një vit për të marr lojtarin e PSG-së, pasi këta të fundit kanë refuzuar të përgjigjen në oferta.

Në fund, klubi mbretëror bleu vetëm Eduardo Camavingan. Klubi kishte në dispozicion këtë verë 200 milionë euro dhe kishte emra të tjerë sulmuesish që mund të kishin përfunduar te Real Madrid me këtë shumë, ndoshta edhe më pak.

U fol shumë për Erling Haaland, megjithëse pozicioni i Borussia Dortmund ndaj tij duket të jetë i njëjtë me atë të PSG ndaj Mbappes.

Harry Kane kishte kërkuar largimin nga Tottenham këtë verë, ndërsa Robert Lewandowski u raportua se donte të largohej nga Bayern Munich.

Edhe Raheem Sterling mund të ishte një opsion, pas një vere të suksesshme me Anglinë në Euro 2020, pormbetërit vendosën që të mos harxhojnë.

Haaland dhe Pogba, objektivat e verës

Chelsea ishte skuadra e interesuar për Haaland këtë verë, por pasi bleu Romelu Lukaku për 115 milionë euro, nuk ka gjasa të nisë një sulm për norvegjezin verën e ardhshme.

Marrëdhënia e mirë mes Real Madridit dhe Borussia Dortmund, do të thotë se kryeqyteti spanjoll mund të jetë destinacioni më i mundshëm për Haalandin.

Kontrata e Paul Pogba me Manchester United skadon gjithashtu në vitin 2022, gjë që do ta bëjë atë të disponueshëm si lojtar i lirë dhe nuk ka dyshim që Real Madridi do të jetë i etur për ta marr në Spanjë.

Real Madridi mbetet i qartë ndaj Mbappes. Ata duan ta shohin atë të veshur me fanellën e tyre.

Pavarësisht shqetësimeve të vogla se ai mund të rinovojë kontratën e tij në Paris, në klub janë të bindur që do ta kenë francezin, ndërsa 200 milionë eurot të ndara për të, mund t’i përdorin diku tjetër, te Haaland dhe Pogba. /Telegrafi/

Exit mobile version