Me Alvaro Odriozola dhe Hugo Vallejo të larguar nga Real Madridi gjatë janarit, është e qartë se klubi nga Santiago Bernabeu është një supermarket fantastik, ku klubet mund të marrin përforcime të mëdha.
Bayern Munich dhe Granada ishin përfituesit në këtë rast, dhe Los Blancos janë ende në pritje të një numri të ofertave për lojtarët e tjerë.
Ekzistojnë shumë talent në listën e pagave të Real Madridit dhe shumë prej tyre nuk po marrin minuta, gjë që ka tërhequr vëmendjen e ekipeve që u duhen lojtarë për të përmirësuar rezultatet e arritura në gjysmën e parë të sezonit.
Përveç dyshes së lartpërmendur, Real Madrid po shikon të ardhmen e Dani Ceballos. Ylli i turneut në Euro 2019 për U19 dëshiron të kthehet nga huazimi i tij te Arsenali për shkak të rolit të kufizuar që ai ka pasur në ekip.
Për momentin Valencia duket më i mirë si një destinacion i mundshëm për huazimin e mesfushorit spanjoll.
Mariano Diaz është një tjetër lojtar që ka tërhequr vëmendjen. Sulmuesi me prejardhje dominikane mezi ka luajtur për Zinedine Zidane këtë sezon, me Karim Benzema dhe Luka Jovic që gjenden në hierarki përpara tij.
Real Sociedadi ka kërkuar nga Los Blancos shërbimet e lojtarit nëse Willian Jose përfundon transferimin e tij në Tottenham. Sidoqoftë, Mariano dëshiron të qëndrojë në Bernabeu dhe paga e tij e lartë mund të jetë gjithashtu një pengesë për klubin nga San Sebastian.
Ekziston një situatë e ngjashme me Brahim Diaz. 20-vjeçari dëshiron të vazhdojë punën nën urdhrat e Zidane, me gjithë minutat e kufizuar në ekipin e parë. Real Madrid ka marrë një numër ofertash, të cilat lojtari nuk dëshiron t’i dëgjojë.
Me tetë ditë të mbetura deri në mbyllje të afatit kalimtar të dimrit, e ardhmja e këtyre lojtarëve të Real Madridit mund të ndryshojë pasi interesi nuk mungon. Vetëm kushtet e përsosura nevojiten për të lehtësuar një largim. /Telegrafi/