Gjiganti spanjoll, Real Madridi shpreson ta transferojë David De Gean nga Manchester Unitedi për shifrën e 113 milionë eurove.
Mbretërit kanë fituar tashmë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve dhe janë të interesuar të bëjnë revolucion në ekip për sezonin e ri.
Njëri nga objektivët kryesorë në afatin e transferimeve do të jetë afrimi i një portieri të ri në Santiago Bernabeu.
Spanjoll i Unitedit, De Gea, është portieri i cili gjendet që një kohë të gjatë në radarin e drejtuesve të Realit, të cilët e pëlqejnë shumë.
Drejtuesit madrilen po kërkojnë të largojnë Keylor Navasin dhe ta zëvendësojnë atë me spanjollin De Gea.
Sipas mediumit Manchester Evening News, Los Blancos janë optimistë që mund të nënshkruajnë me De Gean për 100 milionë funte apo 113 milionë euro.
Me marrëveshjen e tij të aktuale që do të skadojë në vitin 2020 dhe mungesa e një marrëveshjeje të re me Unitedin e ka bërë presidentin e Madridit Florentino Perez optimist se mund të afrojë spanjollin këtë afat kalimtar.
Nuk është vetëm De Gea në llupën e Mbretërve pasi pëlqehet shumë edhe Alisson Becker i Romës dhe Thibaut Courtois i Chelseat. /Telegrafi/