Telegrafi

Real Madrid shet shtatë futbollistë

Menjëherë pas triumfit në Ligën e Kampionëve, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është gati të bëjnë një revolucion pasi pritet të largojë 7 futbollistë.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se francezi gjatë afatit kalimtar të verës është i gatshëm t’i shesë shtatë futbollistë.

Raphael Varane, Danilo, Mateo Kovacic, James Rodriguez, Isco, Jese e Karim Benzema nuk e kanë vendin e sigurt në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkaq në drejtim të Los Blancos raportohet se do të shkon Alvaro Morata, Eden Hazard dhe David de Gea.