Telegrafi

Real Madrid po monitoron situatën e Eduardo Camavingës

Real Madridi e ka seriozisht për transferimin e tinejxherit francez, Eduardo Camavinga.

Mesfushori i talentuar po shkëlqen në Ligue 1 me fanellën e Stade Rennes ku ka zhvilluar 22 ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asistim.

17-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit defensivë, po monitorohet nga Real Madridi.

Los Blancos e kanë përcjellë nga afër lojtarin në disa ndeshje dhe duan transferimin e tij në afatin kalimtar veror.

Lideri aktual i La Ligas e shohin francezin si një zëvendësim adekuat për brazilianin Casemiro.

Sipas asaj që ka raportuar Marca, Reali është gati të shpenzojë deri në 60 milionë euro për afrimin e mesfushorit të talentuar. /Telegrafi/