Site icon Telegrafi

Real Madrid planifikon ta paguajë klauzolën e Dominik Szoboszlait

Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë.

Anëtari i RB Salzburg ka shkëlqyer me këtë skuadër, por është bërë edhe hero i Hungarisë.

Mesfushori ofensivë ka shënuar golin e fitores për shtetin e tij ndaj Islandës 2-1, në minutat shtesë për t’ia siguruar Hungarisë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Los Blancos janë skuadra e fundit që janë futur në garë për të nënshkruar me mesfushorin hungarez.

Mediat spanjolle kanë raportuar se trajneri Zinedine Zidane e pëlqen shumë lojtarin dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e tij.

20-vjeçari ka një klauzolë largimi të ulët prej 25 milionë euro, shumë që Real Madrid është gati ta paguaj qysh në janar.

Szoboszlai ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë vit, duke shënuar pesë gola e duke dhuruar nëntë asistime në 13 ndeshje me Salzburgun.

Por Reali duhet të shpejtojë për transferimin e tij, pasi në garë janë edhe skuadra të tjera si Milan, Arsenal, Tottenham Hotspur e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Exit mobile version