Dy skuadrat e njohura, Real Madrid dhe Manchester City kanë filluar bisedimet për shkëmbim të lojtarëve.
Fjala është për dy sulmuesit e njohur, Sergio Agueron dhe Karim Benzeman që mund t’i ndërrojnë skuadrat.
Aguero është dëshirë e madhe e madrilenëve dhe ‘Los Blancos’ po tentojnë me çdo kusht transferimin e tij.
E përditshmja spanjolle ‘Marca’ ka shkruar se krerët e dy klubeve janë duke diskutuar mundësinë për një shkëmbim të bujshëm.
Kampionët e botës janë të gatshëm ta ofrojnë në drejtim të Cityt sulmuesin francez Karim Benzema si dhe 25 milionë euro për të arritur deri tek argjentinasi.
Mbetet të shihet dëshira e Pep Guardiolës nëse do ta lë të lirë Agueron për ta pasur në skuadër Benzeman.
Kujtojmë që pas transferimit të brazilianit Gabriel Jesus, pozitat e titullarit tek Manchester City për Sergio Agueron është duke u lëkundur. /Telegrafi/