Telegrafi

Real Madrid dhe Chelsea në garë për Alex Sandron

GettyImages

Real Madrid dhe Chelsea janë të interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro.

26-vjeçari ka ardhur nga Porto në gusht të vitit 2015 për 26 milionë euro dhe ka treguar formë shumë të mirë.

Braziliani këtë vit nga 32 ndeshje ka dy gola dhe pesë asistime.

Chelsea e ka futur në listën e shkurt të transferimeve, por në garë është futur edhe Real Madridi.

Merengues e shohin Alex Sandron si lojtar që mund ta ruajë mirë krahun e majtë.

Alex Sandro është lojtar i formacionit kryesor dhe Juven nuk do të futej në bisedime për një shumë më të vogël se 45 milionë euro. /Telegrafi/