Real Madrid dhe Atletico Madrid do të garojnë mes vete për të fituar trofeun e parë të vitit 2020, ndërsa ata bëjnë betejë në finalen e Superkupës së Spanjës në Jeddah të dielën në mbrëmje.
Ekipi i Zinedine Zidane arriti në finale pasi mposhti Valencian në gjysmëfinale me rezultat 3-1, duke përdorur pesë mesfushorë qendrorë.
Diego Simeone pa që skuadra e tij mposhte me rikthim Barcelonën në përplasjen e tyre gjysmëfinale, falë golave të vonshëm të Alvaro Morata dhe Angel Correa.
Ndeshja finale mes tyre pritet të zhvillohet në stadiumin King City Sports City në Jeddah të Arabisë Saudite nga ora 19:00, ndërsa pritet të jetë i stërmbushur.
Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, me mesfushë të ngjeshur.
Formacionet e mundshme të finales së Superkupës së Spanjës:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Modric, Kroos, Casemiro, Valverde, Isco; Jovic;
Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Savic, Felipe, Lodi; Saul, Thomas, Koke, Correa; Felix, Morata;
/Telegrafi/