Telegrafi

Real & Blunt së shpejti me këngë të re

Real 1 ka zbuluar se ai dhe DJ Blunt së shpejti do të vijë me një këngë të re në duet.

Artisti i muzikës hip-hop ka qenë mysafir në emision Express në Kohavizion, ku ka promovuar klipin e tij të fundit, “Ki me lyp”, një bashkëpunim i tij dhe Dj Blunt me këngëtarin e ri, Butrintin.

Kënga në fjalë është një baladë, e cila ka ardhur si ide e Butrintit dhe i cili i ka bërë ftesë dyshes për bashkëpunim.

Real 1 ka thënë gjatë emisionit se ai është i kënaqur me suksesin e këngës dhe klikimet që klipi i ka marrë në ditët e para

Ai gjithashtu ka bërë të ditur që dyshja, Real & Blunt, së shpejti do të sjellë një tjetër këngë por këtë herë solo. Ndërsa sa i përket stinës së verës ai ka thënë se do të jetë aktive për të dhe Bluntin. /koha.net/