Site icon Telegrafi

Real Betisi përpiqet ta gjejë një mënyrë për transferimin e Joao Marios

Joao Mario (Foto: Getty Images)

Real Betisi nuk i ka humbur shpresat për transferimin e mesfushorit të Interit, Joao Mario, para fillimit të sezonit 2018/2019.

Klubi spanjoll është duke përgatitur një ofertë të re për portugezin 25-vjeçar.

Mario nuk shihet se pjesë e formacionit startues të Nerazzurrëve në sezonin e ri të Serie A dhe klubi italian është duke pritur oferta për të.

Joao Mario (Foto: Getty Images)

Trajneri i Betisit, Quique Setien, e konsideron portugezin si një zëvendësim ideal të Fabian, i cili u transferua te Napoli.

Lexo po ashtu Lajmet për Joao Marion

Mirëpo, qëllimi i ekipit nga La Liga është që të sigurojë shërbimet e Marios në formë huazimi njëvjeçar.

Interi, nga ana tjetër, do të dëshironte ta shesë lojtarin, të cilin e bleu për 40 milionë euro para dy vitesh nga Sportingu.

Joao Mario (Foto: Getty Images)

Betisi natyrisht se nuk e ka shumën e parave që e kërkojnë zikaltrit për të, mirëpo përfaqësuesit e klubit janë duke u përpjekur ta gjejnë një formulë për transferimin e tij.

Vet Joao Mario ka pranuar të marrë pagë më të vogël, në mënyrë që të luajë rregullisht në një skuadër tjetër.

Interi mund ta pranojë huazimin me obligim blerjeje të bazuar në paraqitjet e lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version