Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi të mërkurën “bishat” ruse pasi një video u shfaq në mediat sociale që pretendonte se tregonte prerjen e kokës së një të burgosuri lufte ukrainas.
“Ka diçka që askush në botë nuk mund ta injorojë: sa lehtë vrasin këto bisha… ne nuk do të harrojmë asgjë, as nuk do të falim vrasësit”, citohet të ketë thënë Zelensky në një mesazh në mediat sociale, duke u zotuar se do të sjellë drejtësi, përcjell Telegrafi.
The execution of a Ukrainian captive…
This is a video of Russia as it is. This is a video of 🇷🇺 trying to make just that the new norm.
Everyone must react. Every leader. Don't expect it to be forgotten.
We are not going to forget anything. The defeat of 🇷🇺 terror is necessary. pic.twitter.com/H8Or6HJnYW— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 12, 2023
Reagimi i tij vjen pas shfaqjes së imazheve në rrjetet sociale, të cilat pretendojnë se tregojnë një ushtar ukrainas të cilit i pritet koka.
Pamjet, të publikuara në Twitter, të cilat nuk janë shumë të qarta, duket se janë filmuar gjatë verës për shkak të sasisë së bimëve në tokë.
Ato supozojnë të tregojnë një luftëtar rus duke përdorur një thikë për të prerë kokën e një ushtari ukrainas.
Dhe një zë në fillim të videos sugjeron se viktima mund të ketë qenë ende gjallë kur filloi sulmi.
Menjëherë pasi u shfaqën pamjet, Andriy Yermak, një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, shkroi në Twitter: “Do të ketë një përgjegjësi për gjithçka”.
Ndërsa një kanal zyrtar Telegram i qeverisë ukrainase tha se postimi në Twitter ishte një referencë e drejtpërdrejtë për “një video tjetër ekzekutimi të publikuar nga rusët”.
Të hënën, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se Wagner thuhet se po vazhdonte të kryente krime lufte duke i prerë kokën ushtarakëve ukrainas në Bakhmut. /Telegrafi/