Site icon Telegrafi

Reagon Xhaka: Jam i zhgënjyer me De Biasin, trajneri nuk po thotë të vërtetën

Menjëherë pas ndeshjes me Italinë, u përfol për probleme midis Gianni De Biasit dhe mesfushorit, Taulant Xhaka, por trajneri mohoi gjithçka dje në një konferencë për shtyp.

Trajneri tha se Xhaka u largua nga grumbullimi për probleme personale, duke mohuar përplasjet me futbollistin.

Lexo po ashtu Ekskluzive/ Lojtarët kryesorë largohen nga Kombëtarja shqiptare, përplasje me De Biasin

Vetë Xhaka, në një reagim zyrtar, për Top Channel, ka rrëfyer se nuk ka pasur asnjë problem personal dhe se është larguar nga grumbullimi vetëm pas problemeve me trajnerin De Biasi.

Ja reagimi i plotë i Xhakës:

Jam shumë i zhgënjyer me deklaratën e trajnerit te kombëtares që nuk thotë të vërtetën. Unë Taulant Xhaka do ta  them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biazi thotë se ika në Bazel për sepse kisha problem, unë ju garantoj se nuk kam asnjë problem, por problemi është direkt me Trajnerin Di Biazin i cili për mua ma ka bë me të padrejtë pa asnjë arsye, kam qenë një lojtar titullar në kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e tij se më ka mbrojtur tregon se ai nuk thotë të vërtetën por i lakon gjërat. Unë kam kërkua nga ai që të bisedojmë që të më japë arsyen pse unë nuk jam titullar por ai me ironi nuk më tregon asnjë arsye, por as që do të dëgjojë mendimin tim. Unë nuk kam filluar të luaj sot, por jam prej një kohe të gjatë profesionist dhe unë i respektoj mendimet e trajnerit, por në këtë rast ai nuk ka pas arsye të mbrojë po vetëm të vërtetën ta thotë. Mënyrën dhe sjelljen e tij nuk konceptoj dot, mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tërë Shqipërisë ju them se më është bërë padrejtësi deri fund.

Exit mobile version