Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka reaguar pasi që është publikuar dokumenti se deputetja e partisë SNS e Aleksandar Vuçiqit është pjesë e ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish-ministri Goran Rakiq nga Lista Serbe.
Trajkoviq në Twitter ka shkruar se deputetja e SNS-it, udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit, shkruan Telegrafi.
“Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Radoiçiqit”, ka shkruar Trajkoviq.
Ajo ka thënë se është e tmerrshme se në fatin e kujt kanë mbetur serbët.
“Është e tmerrshme në duart e kujt Vuçiqi e vendos fatin e serbëve në këtë moment kritik. Dhe pastaj pyetet pse puna me Asociacionin po ngec”, ka përfunduar ajo, transmeton Telegrafi.
SNS poslanica iz srpskog parlamenta vodi tim za izradnju statuta ZSO.
Naravno, nije pravnik i kvalifikacija za ovaj posao nema. Ali je zato superfan Milana Radoičića.
Strašno je kome Vučić daje sudbinu Srba u ruke u sudbonosnom trenutku. I onda pitanja zašto rad na ZSO stagnira https://t.co/EwNKjfYY39 pic.twitter.com/eB51dQTBHs
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) April 27, 2023
Ndryshe, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar disa dokumente ku pjesë e grupit punues është Danijella Vujiçiq që është deputete në parlamentin e Serbisë.
Ajo ishte emëruar nga Goran Rakiq nga Lista Serbe, në kohën kur ishte zëvendëskryeministër në vitin 2020, gjatë mandatit të udhëhequr nga Avdullah Hoti. /Telegrafi/