Telegrafi

Reagon Tayna, thotë se me paratë e saj e bleu veturën

Rep-artistja nga Prizreni, Tayna, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale, për të cilët publikon imazhe të llojllojshme.

Falë një viti të suksesshëm që ka pasur, ajo dje kishte blerë një veturë të re të tipit Mercedez Benz, gjersa thuhet se kap vlerat e 30 mijë eurove.

Ndërsa sot, Doruntina Shala kishte ndarë me ndjekësit disa imazhe tërheqëse nga makina, ndërkohë që nuk munguan as pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj.

Lexo po ashtu Tayna blen veturë që kushton 30 mijë euro

Një nga komentet që rrëmbeu vëmendje është kur fansi i thotë reperes shqiptare se cili sheik ta bleu veturën, ndërsa përgjigja e Taynas është se e ka blerë me paratë e saj “Doruntina al Sheikh”.

Ndryshe, Tayna vitin e kaluar shpërtheu me projekte të reja, të cilat u mirëpritën mjaft mirë nga publiku.

“Kce” dhe “Ring Ring” janë dy këngët e fundit të publikuara nga 22-vjeçarja gjatë vitit 2019. /Telegrafi/