Site icon Telegrafi

Reagon Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu për dënimin e Kurtit dhe tre deputetëve të tjerë

Gjykata e Prishtinës i ka shpallur fajtorë katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Lidhur me dënimin e katër deputetëve ka reaguar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe deputeti Dardan Sejdiu.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë, ndërkaq Sejdiu ka thënë se dënimet e shqiptuara nga Gjykata janë dënime për të gjithë popullin e Kosovës.

Postimi i plotë i Ahmetit:
Edhe pse me kusht, vendimi për shpalljen fajtor dhe dënimet e sotme për Albinin, Donikën, Albulenën dhe Fatonin është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë. Duhet të kërkojmë lirimin e plotë të të gjithë deputetëve që mbrojten sovranitetin e shtetit tonë.

Postimi i plotë i Sejdiut:
Denimet e shqiptuara sot nga Gjykata Themelore ne Prishtine, ne fakt jane denime per gjithe popullin e Kosoves.
Albini, Albulena, Donika dhe Fatoni jane vetem disa nga qindra mijera qe protestuan kunder marreveshjeve qe rrezikonin Republiken! ./Telegrafi/

Exit mobile version