Site icon Telegrafi

Reagon sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, pasi Duma ruse kërkoi nga Putini që të njohë dy rajonet e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë

Njohja nga Kremlini i të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut si “të pavarura” do të nënkuptonte refuzimin e plotë nga Rusia të marrëveshjeve të Minskut, të cilat mbeten mjeti më i mirë për të zgjidhur konfliktin në Donbas.

Kështu ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, përcjell Telegrafi, pasi Duma ruse ka kërkuar nga presidenti Vladimir Putin që të njohë dy rajonet e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Duma ruse “i hedh benzinë zjarrit”, kërkon nga Putini që të njohë dy rajonet e kontrolluara nga separatistët në Ukrainë

Ndryshe, siç kanë raportuar mediat të martën, një kërkesë e tillë ka ardhur pas një votimi në Duma të martën.

Të dyja rajonet ndodhen në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014.

Një veprim i tillë është vlerësuar gjithashtu se do të rriste tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës një nivel tjetër, edhe pse trupat ruse filluan një tërheqje të pjesshme nga kufiri ukrainas. /Telegrafi/

Exit mobile version