Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas largimit nga detyra.
Ai ka zgjedhur një foto të familjes së tij për ta postuar me mbishkrimin: “Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja”.
Meta shtërngoi duart me Bajram Begajn pas përfundimit të fjalimit të këtij të fundit në momentin që mori zyrtarisht presidencën e vendit.
Në 5 vite të mandatit të tij, Meta pjesën dërrmuese e pati në përballje dhe beteje me maxhorancën socialiste.
Meta është presidenti që i ka kthyer parlamentit më shumë ligje, 71 të tilla. Nga vetëm 1 është marrë parasysh nga Kuvendi. 66 dekrete janë rrëzuar, 6 ligje janë pranuar pjesërisht, ndërsa 1 ligj ende nuk është shqyrtuar.
Ilir Meta është i vetmi president që u shkarkua nga Parlamenti dhe që lirimin nga detyra ushtarake të pasardhësit te tij e bëri me një dekret të firmosur jashtë Shqipërisë.