Telegrafi

Reagon PDK pas kalimit të deputetes së tyre në LVV: Albin Kurti i ofroi para të majme dhe privilegje tjera

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi që së fundmi një deputete e kësaj partie, Adelina Grainca i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

Lexo po ashtu Deputetja e PDK-së, Adelina Grainca kalon në Vetëvendosje

PDK gjithashtu ka njoftuar se ka shkarkuar nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Granica.

Njoftimi i plotë i PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj. /Telegrafi/