Kryeministri i Izraelit ka reaguar ndaj dorëheqjes së Benny Gantz nga Kabineti i Luftës i vendit.
Benjamin Netanyahu i ka thënë ministrit: “Nuk është koha për të braktisur frontin”.
Por, dorëheqja e Gantz në fakt pritej, pasi ai njoftoi për largimin e tij dje, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
E lëvizja e tij vjen pasi ai i dha Netanyahut një afat për të hartuar një plan të pasluftës për Gazën.
Siç raportohet, largimi i partisë centriste të Gantz nuk do të përbënte një kërcënim të menjëhershëm për koalicionin qeverisës të Netanyahut, i cili kontrollon 64 nga 120 vendet e parlamentit, por megjithatë mund të ketë një ndikim serioz.
Me largimin e Gantz, Netanyahu do të humbë mbështetjen e një blloku centrist që ka ndihmuar në zgjerimin e mbështetjes për qeverinë në Izrael dhe jashtë asaj, në një kohë të rritjes së presionit diplomatik.
Ndryshe, dorëheqja e ministrit të kabinetit të luftës do të bëjë që Netanyahu të mbështetet më shumë në politikën e partive ultra-nacionaliste. /Telegrafi/