Site icon Telegrafi

Reagon modelja shqiptare që u përfol për një lidhje dashurie me Bleron

Artisti i njohur shqiptar, Blero, gjatë këtyre ditëve u aludua se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Këngëtari u tha se është në një romancë të re me modelen shqiptare, Vjosa Pllana, marrë parasysh që edhe u fotografuan bashkë në një klub nate.

Bukuroshja ka reaguar me anë të një postimi, duke thënë se nuk ka qenë kurrë me të dhe se nuk është.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, ndërsa thekson se është beqare.

“Përshëndetje njerëz, kam parë që një lajm ka shkuar viral puna e Bleros, që jam me të në lidhje. Nuk është e vërtetë, unë me të nuk kam qenë në lidhje kurrë dhe nuk jam”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Nuk rri vetëm - Blero në një lidhje të re dashurie?

E njëjta tutje tha: “Kështu që jam beqare njerëz. Vetëm desha me konfirmu, që ta sqaroj si është puna. Ju përshëndes”.

Blero muajve të fundit u komentua në masë të madhe për raportin me Afrona Dikën, meqë u shfaq në emision të saj dhe diskutuan ndarjen e tyre dhe arsyet që çuan deri aty. /Telegrafi/

 

Exit mobile version