Më herët u raportua se Rusia ka pezulluar marrëveshjen e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja me Ukrainën.
Vendi përmendi sulmet me dronë gjatë natës në Krime, për të cilat tha se kishin shkaktuar dëme të vogla në një anije.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka komentuar zhvillimin, duke thënë se kombet duhet të “kërkojnë nga Rusia të ndalojë lojërat e saj të urisë”.
Dmytro Kuleba tha se Moska po përdor një ‘pretekst të rremë’ për të pezulluar marrëveshjen.
“Ne kemi paralajmëruar për planet e Rusisë për të shkatërruar Iniciativën e Drithit të Detit të Zi. Tani Moska përdor një pretekst të rremë për të bllokuar korridorin e grurit, i cili siguron sigurinë ushqimore për miliona njerëz. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve që të kërkojnë nga Rusia të ndalojë lojërat e urisë dhe të ripërkushtohet ndaj detyrimeve të saj”, ka shkruar Kuleba në Twitter. /Telegrafi/
We have warned of Russia’s plans to ruin the Black Sea Grain Initiative. Now Moscow uses a false pretext to block the grain corridor which ensures food security for millions of people. I call on all states to demand Russia to stop its hunger games and recommit to its obligations.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) October 29, 2022