Ish-ylli i Interit dhe Romës, Douglas Maicon po shqyrton veprimin ligjor pas akuzave të futbollistit rumun, Ianis Zicu, që deklaroi se trajneri i Interit, Jose Mourinho është detyruar sa stërvit skuadrën në mbrëmje pasi brazilianit “ishte shpesh i dehur në stërvitjet e të hënës”.
Futbollisti rumun, Zicu kurrë nuk bëri asnjë paraqitje për ekipin e parë të Nerazzurëve, por ishte pjesë e skuadrës nga viti 2004 deri në 2007 dhe bëri akuzat e tij në mediumin Digi Sport.
Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi nga ana e Maiconit, i cili deklaroi që kurrë nuk ka dëgjuar për këtë futbollist dhe do të shikojë anën ligjore për të ngritur padi për ndaj tij për shpifje.
“Kurrë nuk kam parë as dëgjuar për këtë person. Unë kurrë nuk kam luajtur me të në Inter dhe nuk e di pse ai i ka thënë këto gjëra”, ka thënë fillimisht Maicon për UOL Esporte në Brazil.
“Ai ndoshta donte të bëhej i famshëm dhe të shfaqej në media. Është e pakëndshme që diçka e tillë duhet të ndodhë”.
“Unë kurrë nuk shkova në stërvitje në atë gjendje, përndryshe nuk do të kisha fituar të gjithë ato trofe në Inter”.
“Po vlerësoj veprimet ligjore për të kërkuar dëmshpërblim dhe për të siguruar që ky lloj informacioni i rremë të mos përsëritet”, përfundoi mbrojtësi brazilian. /Telegrafi/