Edhe pse më herët emri i Maqedonisë nga Brazili është njohur me FYROM (IRJM), tani ajo e ka ndryshuar në web faqen e rio2016, edhe atë MKD, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Komiteti Olimpik i Greqisë njoftoi se do të marrë masa për shkak të gabimit në faqen zyrtare të internetit për Olimpiadën e këtij viti në Rio de Janeiro, e cilat Maqedonia në vend të referencës Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë është regjistruar nën emrin e saj kushtetues, njofton Meta.
Siç raportojnë mediat, gabimi është bërë pavarësisht nga fakti se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e bëri të qartë se vendi në Kombet e Bashkuara është regjistruar si IRJM.
Mediat greke kanë reaguar pasi Komiteti Olimpik i Brazilit ka përdorur shkurtesën MKD, si dhe faktin se disa artikuj të ndryshëm për atletët dhe ngjarjet sportive kanë përdorur emrin Maqedoni, dhe jo FYROM. /Telegrafi/