Lionel Messi i ka dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të Diego Maradona pasi ish-sulmuesi i Napolit ndërroi jetë sot (e mërkurë).
Maradona u nda nga jeta pas një sulmi në zemër në moshën 60-vjeçare duke lënë të pikëlluar shumë njerëz të sportit.
Pas reagimit të disa figurave të njohura sportive, tani edhe Messi ka nderuar legjendën e ndjerë, Maradona, të cilin e cilësoi si të përjetshëm.
“Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Argjentinasit dhe për futbollin”,
“Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm”.
“Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij”.
“PREHU NE PAQE”, ka shkruar Messi në profilin e tij privat në Instagram. /Telegrafi/