Site icon Telegrafi

Reagon edhe menaxheri i Khabibit: McGregor i ka ofenduar 1.5 miliard myslimanë

Khabib Nurmagomedov, Conor McGregor, Ali Abdelaziz (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Ofendimi i Conor McGregorit kundrejt gruas së Khabib Nurmagomedovit është tema më e përfolur në mediat sociale.

Ylli irlandez e quajti “peshqir” gruan e kampionit të UFC-së duke iu referuar mbulesës së saj në ditën e martesës me luftëtarin nga Dagestani.

(Foto: Twitter)

Përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan fuqishëm ndaj këtij ofendimi duke e quajtur Conorin racist dhe islamofob, ashtu që ai u detyrua ta fshinte postimin.

Më pas erdhi edhe reagimi i Khabibit, i cili e quajti irlandezin përdhunues, ndërsa tash ka reaguar edhe menaxheri i tij, Ali Abdelaziz.

“Duke folur pa lidhje, ky njeri po e ofendon gruan e dikujt dhe bën shaka me religjionin dhe besimin e saj. Ai nuk e kupton se po i ofendon 1.5 miliard myslimanë”.

“Religjioni dhe familja janë diçka me të cilën nuk bëhet shaka. Je i ndyrë Conor, të shohim se çfarë do të thonë mediat tash. Ai është një përdhunues dhe një bushtër”, ka shkruar menaxheri Khabibit në Twitter. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Khabib Nurmagomedov
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor
Exit mobile version