Telegrafi

Reagon edhe Lukaku pas abuzimeve raciste nga tifozët e Juventusit

Romelu Lukaku ka lëshuar një koment në platformat e tij të mediave sociale në lidhje me abuzimin racist që pësoi gjatë barazimit 1-1 të Interit me Juventusin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë të martën në mbrëmje.

Në një postim në Instagram, Lukaku theksoi se kjo nuk është hera e parë që ai përballet me abuzime diskriminuese teksa luante për Interin dhe shprehu dëshirën e tij që liga të ndërmarrë veprime ‘të vërteta’.

“Historia përsëritet. E kam kaluar në 2019.. dhe 2023 përsëri.. Shpresoj që liga me të vërtetë të ndërmarrë veprime të vërteta këtë herë, sepse kjo lojë e bukur duhet të shijohet nga të gjithë”.

“Faleminderit për mesazhet mbështetëse për racizmin”, ka shkruar Lukaku në postimin e tij në Instagram.

 

Thirrjet raciste dhe zhurmat e majmunëve u dëgjuan nga tribunat e Allianz Stadium të martën mbrëma, në lidhje me të cilat Interi, Juventusi dhe Serie A kanë lëshuar të gjitha deklaratat.

Lexo po ashtu Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë

29-vjeçari u ndëshkua me të verdhën e dytë dhe u përjashtua nga loja për festën e tij, pasi realizoi penalltinë te goli i barazimit në minutën e 95-të të lojës, gjë që shkaktoi kaos të mëtejshëm mes lojtarëve dhe trajnerëve të të dyja palëve.

Nëse e verdha e tij e dytë nuk anulohet, Lukaku do të pezullohet për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales në Giusuppe Meazza në fund të muajit. /Telegrafi/