Telegrafi

Reagon Don Xhoni – pranon se u gjobit nga policia pasi u parkua në vendin e caktuar për personat me aftësi të kufizuara

Derisa po prezantonte veturën më të re të tipit BMW, reperi i njohur Don Xhoni u pa se kishte bërë një gabim në parkimin e saj.

Në foton që ai vetë postoi në Instagram shihet vetura e ndalur në mes të dy parkingjeve, njëra prej të cilave ishte për personat me aftësi të kufizuar.

Ky veprimi i tij mori reagime të shumta nga ana e fansave dhe gjithashtu u bë lajm në disa media vendore dhe u konsiderua si një veprim ku u përfshinë dy gabime – fillimisht sepse vetura kishte zënë dy parkingje dhe tjetra sepse ka cenuar hapësirën e caktuar për personat me aftësi të kufizuar.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Por, nuk ka vonuar reagimi i reperit, i cili përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij ka sqaruar këtë situatë duke thënë se e pranon se ishte gabim por vetura e tij ishte e parkuar vetëm për disa minuta.

Ndërsa, ai tha se fillimisht nuk e kishte vënë re se hapësirën e destinuar për personat me aftësi të kufizuara.

Lexo po ashtu Don Xhoni e parkon veturën mbi hapësirën e destinuar për personat me aftësi të kufizuara

Tutje, Don Xhoni tha se për këtë veprim ka marrë gjobë nga ana e policisë së Kosovës, që e quajti me shumë të drejtë.

Foto: Don Xhoni/Instagram

“Po qarkullon një lajm ‘clickbite’ që kishe kam bërë një ‘vepër penale në mediat tona, por e vërteta është qe e kam parkuar për pak minuta sa me bë një foto veturën në mes të dy parkingjeve, ku njëri nga ta pa dijeninë kishte qenë parking për persona me aftësi të kufizuara, absolut ka qenë gabim që e kam ndalu aty për pak minuta sa me e realizu foton, por e vërteta dhe vetëm e vërteta është që nuk e kam bërë me qëllim dhe nuk e kam parë fare simbolin, por për këtë kam marrë dënimin e merituar prej policisë tonë që e kam shumë respekt për ta dhe kam shumë të drejtë për këtë gjobë”, ka shkruar ndër tjera reperi. /Telegrafi/