Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian përsërit thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie.
Stano përmes një postimi në platformën X ka shkruar se duhet të vijojnë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një vit pas sulmit në Banjskë. BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.
Edhe, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Aivo Orav gjatë homazheve që ka bërë tek varri i heroit, Afrim Bunjaku ka kërkuar që të vendoset drejtësia sa më shpejt.
Ai përmes një postimi në platformën X ka bërë thirrje që të ndiqen kryerësit e sulmit në Banjskë.
“Një vit pas sulmit në Banjskë, i kam bërë nderimet e mia Afrim Bunjakut, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës.
Mendimet e mia janë me familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës, të cilët kërkojnë drejtësi.
Ne bëjmë thirrje për ndjekjen e shpejtë të autorëve”, ka shkruar Orav. /Telegrafi/
A year after the attack in Banjska/Banjskë, I paid my respects to Afrim Bunjaku, who was tragically killed in the line of duty.
My thoughts are with his family, colleagues, and the people of #Kosovo, who seek justice.
We call for the swift prosecution of those responsible. https://t.co/wOqsIldRkY pic.twitter.com/Rzc6uIKxhp
— Aivo Orav (@AivoOrav) September 24, 2024
Kosovo: 1y after the Banjska/Banjskë attack 🇪🇺 reiterates call 4 swift prosecution of those responsible & reaffirms its commitment to justice & accountability. It’s a reminder of the need for continued efforts 2maintain security & advance w/normalisation of relations between🇽🇰🇷🇸. https://t.co/45Mi5sUbL2
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) September 24, 2024