Antoine Griezmann pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Atletiko Madrid.
Sulmuesi francez, Griezmann është raportuar se do të jetë futbollisti i radhës që do ta transferojë Barcelona.
Por, kjo e fundit ka përgënjeshtruar këto raportime duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
“FC Barcelona mohon fuqishëm informacionin që është shfaqur gjatë disa orëve të fundit në media të ndryshme në lidhje me lojtarin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe një marrëveshje me klubin tonë”.
“FC Barcelona shpreh përgënjeshtron këto shkrime dhe përsërit respektin e plotë për ekipin e Atletico Madridit”, shkruan në njoftimin e klubit katalunas.
Reprezentuesi francez mbetet në radarin e shumë klubeve, duke përfshirë edhe Manchester Unitedin.
Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 126 paraqitje për madrilenët, ku ka shënuar 65 gola. /Telegrafi/