Telegrafi

Reagoi në mënyrë të tmerrshme pasi tifozët thirrën emrin e Messit, Ronaldo në telashe të mëdha në Arabi

Festa e tepruar në ndeshjen e fundit mund t’i kushtojë shumë yllit portugez Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo rrezikon të sanksionohet për mënyrën se si iu përgjigj të tifozëve të Al Shabab që e provokuan me thirrjet ‘Messi, Messi’.

Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim nga Federata Saudite, e cila dëshiron të dëgjojë versionin e portugezit për incidentin.

Lexo po ashtu Federata e Futbollit të Arabisë hap hetim ndaj Ronaldos pas gjesteve të turpshme ndaj tifozëve

Bordi Disiplinor i Federatës Saudite të Futbollit pritet të shpallë një vendim në ditët në vijim. Sulmuesi humbi durimin pasi dëgjoi thirrjet ‘Messi, Messi’.

Sipas gazetës saudite ‘Arriyadiyah’, Ronaldo do të duhet të paraqitet personalisht para Bordit Disiplinor për të dhënë arsyetimin e tij për gjestin që bëri.

Pritet që ylli portugezi i  i Al Nassr t’i mungojë skuadrës së Luis Castros në dy ndeshje, pasi Federata pritet ta dënojë 39-vjeçarin për ‘gjestin imoral’./Telegrafi/